E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, gjobitet një firmë për shkatërrimin e pyllit

Autoritetet mjedisore pretendojnë se firma e ndërtimit "Gjikuria", që po zbaton projektin e ndërtimit të fshatit turistik të Kakomesë, ka marrë në mënyrë të jashtëligjshme lëndë inerte në brendësi të Pyllit të Prodanit. Sipas burimeve nga ky Inspektorat, firma ushtronte aktivitet të palicencuar.

Nëse firma e ndërtimit nuk ndal urgjentisht shkatërrimin e mjedisit apo nuk e kthen në gjendje e mëparshme, atëherë Agjencia e Mjedisit në qarkun e Vlorës do t’i kërkojë pushtetit qëndror paligjshmërinë e firmës deri në heqjen e lincencës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›