Arrestohen dy shtetas të dënuar nga gjykata
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë u kap shtetasi në kërkim Sabri Riza Xhediku, 68-vjec, banues në Shkozë, i shpallur në kërkim.
Arrestimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ka lënë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila me vendim të datës 02 qershor 2010, e ka dënuar me 3 vjet heqje lirie, për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”.
Ndërkohë, është arrestuar shtetasi në kërkim Sabah Mustafa Meshi, 19 vjec, banues në Laknas. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit me vendim të datës 05.05.2010, e ka dënuar me 7 muaj e 3 ditë burg, për veprën penale të vjedhjes me dhunë në bashkëpunim.