E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, rrahu barbarisht të bijën, arrestohet 43-vjeçari

Arrestimi është bërë të shtunën, kur në pranga ka rënë shtetasi Kostandin Skënderi, 43-vjeç, banues në lagjen "Shënkoll" Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në banesën e tij ne lagjen 'Shënkoll', ka ushtruar dhunë ndaj vajzes së tij shtetases L.S, 18-vjeç, duke e kërcënuar se do ta vriste, gjithahstu e ka goditur dhe me sende të forta në pjesë të trupit duke i shkaktuar demtime shumë të rënda.

Menjëherë shërbimet policore shkuan në vendin e ngjarjes ku pas arrestimit në flagrancë të tij, u ushtrua dhe njëe kontroll i imtësishëm në banesë, ku iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë si dhe 100 copë fishekë të cilat i mbante pa leje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›