E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, komuna Levan gjobitet për ndotjen e mjedisit

"Situata mjedisore në këtë segment rrugor është me të vërtetë alarmante. Përballë kësaj situate, ndëshkuam me 1 milonë lekë gjobë komunën Levan, së cilës i kemi lënë datën 10 gusht si afat për pastrimin e krejt mbetjeve inerte", tha inspektorja Agjencinë Rajonale të Mbrojtjes së Mjedisit, Angjelina Mërtiri.

Sipas saj, komuna e ka për detyrë të mirëmbajë territorin që ka nën administrim, duke i grumbulluar plehrat dhe materialet inerte në vende të posaçme. Kreu i komunës së Levanit, Agim Qejvani shprehet se komuna e ka të pamundur të disiplinojë mbetjet urbane pasi ato hidhen natën nga lokalet e shumta që ushtrojnë aktivitet në këtë zonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›