Ora e Apokalipsës zhvendoset për një minutë para

Tani, shigjeta e madhe e orës tregon pesë minuta para mesnate, deklaroi Alison Makfarlan, drejtoreshë kryesore e botimit shkencor Buletin i fizikantëve bërthamorë.
Gazeta dhe asociacioni, të cilët e botojnë janë krijuar nga shkencëtarë nga Universiteti në Chicago, të cilët kanë punuar në zhvillimin e bombave bërthamore që janë hedhur në Hiroshimë dhe Nagasaki, por të cilat më vonë janë bërë pacifistë.
Në vitin 1947 asociacioni krijoi "Orën e Apokalipsës" ose "Ora e Gjykimit të tmerrshëm", e cila e simbolizon pashmangshmërinë e kataklizmës bërthamore.
Asociacioni, në të cilin janë të anëtarësuar edhe 18 laureatë të Çmimit Nobel, në janar të vitit 2010 e ktheu shigjetën e madhe të orës për një minutë pas.
Atëbotë, shkencëtarët shpjeguan se gjendja në botë zgjon shpresë se apokalipsa nuk do të ndodhë aq shpejtë. Prej atëherë, ora tregonte gjashtë minuta para mesnate ose gjashtë minuta nga gjykimi i tmerrshëm. Tani, tregon vetëm pesë minuta deri në mesnatë.
Zhvendosja e shigjetës së orës për një minutë përpara është rezultat edhe i mos-aktivizmit të liderëve të planetit tonë për gjetje të zgjidhjeve për problemet esenciale, siç janë ndryshimet klimatike.