E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentina–Brazili, miqësore në qershor

Argjentina dhe Brazili do të përballen në mes vete në një ndeshje miqësore, e cila pritet të zhvillohet më 9 qershor.

Ky takim pritet të luhet në stadiumin ‘MetLife Stadium’ të New Jerseyt, ku luajnë vetëm ekipet Giants e Jets. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Argjentinës. Një javë më parë, ‘Seleccion’ do të jetë i angazhuar kundër Ekuadorit në kualifikimet për Botërorin 2014, i cili do të mbahet në Brazil.

Më pas, Argjentina do ta zhvillojë një ndeshje tjetër miqësore, më 14 nëntor në Riyadh, kundër Arabisë Saudite.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›