E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Rama, lideri i ardhshem

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, gjate vizites se tij ne Tiranen zyrtare, u prit dje ne nje takim nga kryebashkiaku Edi Rama. Madje, ky i fundit e nderoi Kryeministrin Thaci me "Celesin e Qytetit". "Ishte vizita me e vecante qysh kur une jam kryetar i Bashkise se Tiranes dhe ishte nje privilegj per mua, qe historia e desh qe te isha une bashke me ekipin e bashkise qe te prisnim Qeverine e pare te Pavaresise dhe Komandantin e djeshem te Luftes Clirimtare dhe Kryeministrin e sotem te Kosoves, te cilin pata nderin ne emer te te gjithe qytetareve te Tiranes t'i shpreh mireseardhjen dhe t'i dhuroj "Celesin e Qytetit", si shenje simbolike te mikpritjes per te dhe per te gjithe shqiptaret e Kosoves ne kete qytet qe eshte qyteti i tyre, qe eshte vendi ku kane lindur dhe jane kultivuar ambiciet e Shqiperise dhe Kosoves evropiane" u shpreh Rama. Kryeministri Thaci e cilesoi Ramen si liderin e se ardhmes dhe modelin e ndryshimeve ne rajon. "Per mua, eshte nje kenaqesi dhe eshte nje nder. Une jam mirenjohes ne emer te Qeverise se Republikes se Kosoves e dua te vecoj se ashtu sic e keni ndryshuar Tiranen, do ta ndryshoni per te mire te gjithe Shqiperine. Ishte nje kenaqesi te bashkebisedonim me liderin e ardhshem te Shqiperise e natyrisht me njeriun e ndryshimeve aktuale dhe model per ndryshimet ne gjithe rajonin tone. Keshtu urime, suksese, pergezime", tha ai. O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›