Thaci, "shkel" tere Shqiperine
Kryeministri i Kosoves duket se ka pasur qellim per te vizituar qytetet kryesore te Shqiperise, teksa ne nje dite pas Tiranes, ka qene ne Durres, Kavaje, Fier dhe Vlore. Nen shoqerine e kreut te qeverise shqiptare, nuk ka munguar te prese dhe shirita perurimesh ne qytetin bregdetar. Kryeministri Berisha dhe kreu i qeverise kosovare, Hashim Thaci, zhvilluan diten e djeshme nje tur ne disa qytete te vendit, ne kuader te vizites historike qe ka ndermarre ai ne Shqiperi. Kreret e dy qeverive e nisen startin e takimeve te tyre nga qyteti i Durresit, ku kane qene te pranishem ne ceremonine e vendosjes se emrit "Pavaresia", rruges kryesore ne zonen e plazhit ne Durres. Ne prezence te Kryeministrit Berisha, Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci dhe kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako, zbuluan pllaken me mbishkrimin "Pavaresia", ne rrugen me te frekuentuar ne vend. Ne fjalen e tij me kete rast, Berisha e cilesoi kete vendim te Bashkise se Durresit si te drejte dhe te mencur, duke qene se per kosovaret kjo eshte nje nga rruget me te frekuentuara ne vend.
"Falenderoj kryetarin e Bashkise se Durresit, Keshillin Bashkiak per kete vendim te mencur e te drejte, per te emertuar ne nderim te pavaresise se Kosoves nje nga bulevardet e lidhur pazgjidhshmerisht me perpjekjet e shqiptareve ne Kosove per realizimin e saj, nje nga bulevardet shqiptare, qe qytetaret e Kosoves duan dhe e vizitojne me shume", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Me pas, kreu i qeverise, Berisha, theksoi se Kosova do te kete mbeshtetjen e gjithanshme te Shqiperise ne rrugen e saj te zhvillimit dhe te integrimit euroatlantik. Nga ana e tij, kreu i qeverise se Kosoves theksoi se ndihej krenar qe kete pagezim e mban nje nga rruget qe te con ne nje prej zonave bregdetare me te njohura shqiptare. Nga ana tjeter, Kryeministri Thaci shprehu vleresimet maksimale per punimet intensive per ndertimin e rruges Durres-Kukes dhe pergezoi Kryeministrin Berisha per kontributin e jashtezakonshem per berjen realitet te ketij projekti madhor per shqiptaret. "Kryeminister i Shqiperise, Sali Berisha, kombi do t'ju jete mirenjohes pergjithmone per kete kontribut te jashtezakonshem. Por edhe ne zotohemi se do te vazhdojme me autorrugen Prishtine-Vernice-Merdare, punimet e se ciles do te fillojne kete vit", theksoi Kryeministri i Kosoves ne fjalen e tij. Po dje, Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci dhe Kryeministri Berisha vizituan ne Kavaje, familjen e deshmorit te kombit, Indrit Cara, i cili dha jeten ne moshen 20-vjecare ne luften ne Kosove. Ata te shoqeruar nga qytetare te shumte te Kavajes, bene homazhe ne bustin e vendosur ne qender te qytetit, ne kujtim dhe nderim te vepres se tij. Kryeministri Thaci theksoi ne fjalen e tij se ky vit mund te konsiderohej nje vit i shqiptareve per vete faktin se Shqiperia mori ftesen per anetaresim ne NATO, ndersa Kosova u be e pavarur. Nga ana e tij, Berisha ka theksuar se vleresonte ne menyre te vecante shpirtin liridashes te popullit te Kavajes. Me pas, kreu i qeverise se Kosoves, Thaci, ka qendruar perreth nje ore ne qytetin e Fierit, ku ne nje kafene ka zhvilluar nje takim me nenkryetarin e bashkise se ketij qyteti, Haxhi Kalluci, si dhe prefektin. Ne kete takim u diskutua ne lidhje me zhvillimin e biznesit mes Shqiperise dhe Kosoves dhe per jeten e familjeve kosovare, qe prej shume vitesh jetojne dhe punojne ne kete qytet. Fajtona Mejdini
Vleresimi
Kryeministri Berisha, duke qene nje deputet qe e ka marre prej vitesh mandatin e tij ne Kavaje, shprehu diten e djeshme edhe vleresimin e tij te madh per kete qytet dhe natyren liridashese te tij. "Vleresoj shpirtin liridashes dhe solidaritetin e qytetareve te Kavajes", deklaroi dje Berisha.
Porti
Kreu i qeverise se Kosoves, Hashim Thaci, deklaroi dje se porti i Durresit ishte nje pike kyce per te ardhmen e Shqiperise dhe te Kosoves. Duke qene edhe porti me i madh ne vend, Kryeministri kosovar theksoi se ky port do t'u sherbente ne menyre te vecante te dy vendeve.
Rruga
Kryeministri Berisha theksoi se, pervec rruges gjigante Durres-Kukes, e cila do te lidhte ngushte te dy vendet, mes Shqiperise dhe Kosoves priteshin te ndertoheshin edhe rruge te reja, ne menyre qe mes ketyre vendeve mos te kishte me distanca per te ndalur komunikimin.