Thaci Raporti i Martit eshte racist do te perdorim te gjitha format juridike per ta rrezuar
Prishtine 30 dhjetor NOA - Kryeministri ne detyre i Kosoves Hashim Thaci vlereson se menyra se si jane bere akuzat ndaj tij ne raportin e Dick Martit i kujton atij propaganden naziste te Xhozef Gobelsit.
Ne nje interviste per te perditshmen zviceriane TagesAnzeiger Thaci ka akuzuar raportuesin e Keshillit te Evropes Dick Marty se po punon kunder lirise se Kosoves dhe se ka perdorur nuanca raciste ne raportin e tij.
As nuk ka fakte e as nuk ka prova ka thene shefi i qeverise ne detyre duke shtuar se raporti eshte nje akt i hakmarrjes politike.
Raporti i Martit perfshin shume fabrikime dhe eshte i mbeshtetur nga thashethemet. Menyra se si e ka shkruar Marti kete raport me kujton propaganden e Xhozef Gobelsit. Nuancat e ketyre pamfleteve jane raciste ka thene Thaci.
Ai ka shtuar se Marty ka bere shpifje per te tere popullin shqiptar dhe shtoi se ai eshte munduar te kriminalizoje luften tone per liri kunder politikave shtypese te Serbise.
Marti eshte armik i lirise sone dhe e ka vene veten ne sherbim te nacionalizmit serb ka thene Thaci.
Ne intervisten per gazeten zvicerane Thaci ka thene se do te perdore te gjitha format juridike dhe politike per te luftuar kunder raportit dhe ka deklaruar se ai nuk eshte i perfshire ne asnje aktivitet kriminal.
NOA