Thaci Ska bisedime me strukturat kriminale

Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka deklaruar sot se është i gatshëm të bisedojë me qytetarët serbë të veriut, por në asnjë mënyrë nuk do të komunikojë me strukturat ilegale kriminale.
“Është detyrimi im kushtetues dhe ligjor, por edhe si qytetar, që të komunikoj më të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim etnie, të sqarojmë proceset që po kalojmë, të orientohen nga Prishtina dhe të distancohen nga mashtrimi 12-vjecar i Beogradit”, ka deklaruar Thaci.
Kryeministri ka vlerësuar se, komunikimi është rruga e vetme për fillimin e zgjidhjeve të problemeve të grumbulluara gjatë viteve të tëra status quo-je.
“Por, në asnjë rrethanë, nuk do të ketë komunikim me strukturat ilegale dhe kriminale. Ato do të përballen me drejtësinë. Atje nuk ka përfaqësues legal, por vetëm përfaqësues ilegalë”, ka pohuar Thaci.
Kryeministri kosovar ka theksuar disa herë se qeveria e tij nuk është në konflikt me serbët që jetojnë në veriun e Kosovës.
Vetëm pak ditë më parë, ai deklaroi se qeveria e tij serbët, të cilët kanë mbetur peng të strukturave kriminale, i trajton si të barabartë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Dështojnë bisedimet për kufirin
Pas 12 orë bisedimesh, delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë nuk arritën ndonjë marrëveshje mbrëmjen e së mërkurës, mbi çështjen e menaxhimit të integruar të kufinjve.
"TI": Kosova më e korruptuara
Kosova, që deri para pak muajsh mbante epitetin si shteti më i ri në botë, vazhdon të renditet në mesin e shteteve më të korruptuara të botës.
Serbët e veriut: Të zhgënjyer nga Tadic
Serbët në veriun e Kosovës ndihen të zhgënjyer nga apeli i presidentit serb Boris Tadic për largimin e barrikadave, pasi kjo binte ndesh me interesat e Serbisë. Protesta kundër procesit "Limaj"
Dhjetëra qytetare u mblodhen të enjten në mëngjes para gjykatës, ku po zhvillohet gjykimi i deputetit Fatmir Limajt, nën akuze për krime luftë në fshatin klecke gjate luftes në Kosove.
EULEX, flet për dëshmitarin X
Misioni i Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, thyen heshtjen dhe flet për dëshmitarin kyc të cështjes Limaj, Agim Zogajn i cili u gjet i vdekur në Gjermani në fund të shtatorit.
Lajmet kryesore
Korrupsioni, Shqipëria përkeqësohet
Raporti i 'TI': Ze vendin e parafundit në rajon
Urdhër-arresti për Ilir Kumbaron
Fule: Topin e kanë shqiptarët
Ina Rama: Tre akuza për 21 janarin
SIDA, Ministria: 65 raste të reja në 2011