E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Synimi ynë është vendosja e rendit në vend

Kryeministri i Kosovës ka nënvizuar se aksioni i policisë në veri të vendit për të rivendosur kontrollin në pikat kufitare, në asnjë mënyrë nuk duhet kuptuar si veprim i nxitur dhe me qëllim provokues. "Qëllimi i vetëm ka qenë vendosja e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës", ka thënë Thaçi.

Si kryeministër i Kosovës, Thaçi ka shprehur publikisht admirimin për forcat e rendit.

"Vendimi i mbrëmshëm ka qenë jo i lehtë, por i drejtë dhe i domosdoshëm, në fund të fundit si kryeministër kam përgjegjësi morale dhe ligjore të marr vendime të rënda, por është e rëndësishme të jenë vendime të drejta".

"S`mund të jemi indiferent dhe përjetësisht të tolerojmë që sovraniteti ynë të cenohet, që një pjesë e atdheut të përdoret si kontrabandë", tha Thaçi.

Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës për mirëkuptim, qetësi dhe gjakftohtësi, kurse Beogradit i ka bërë thirrje që të evropianizojë qasjen në raport edhe me shtetin e Kosovës, duke thënë se bashkëpunimi është në interes të të dyja shteteve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›