E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH: Deklaratat e Withers, personale

Një zëdhënës i DASH shprehet se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara, është ai që mban aktualisht ambasada amerikane në Tiranë dhe diplomati i saj, Aleksandër Arvizu.

“Ambasadori Arvizu, Ambasada Amerikane në Tiranë dhe deklaratat zyrtare të qeverisë amerikane pasqyrojnë politikën tonë dhe marrëdhëniet me Shqipërinë. John Withers nuk flet në emër të Departamentit të Shtetit, ose të Qeverisë së SHBA. Siç sqaroi edhe ai, deklaratat e tij pasqyrojnë opinionet e tij personale. Pikëpamjet e tij, apo ato të ish-zyrtarëve të tjerë, nuk pasqyrojnë politikën amerikane. Shtetet e Bashkuara janë një mik i fortë i Shqipërisëdhe një mbështet i fortë i aspiratës së Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ne jemi aleatë së bashku në NATO. Ne e kemi inkurajuar qeverinë e Shqipërisë që të miratojë rekomandimet e BE-së për reforma, të cilat kërkojnë përpjekje reale dhe të prekshme për të angazhuar opozitën dhe të pranojë kompromisin si pjesë të procesit”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

                                                                                             2012-03-25 09:10
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›