E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Takimi ne Bruksel hap kapitull te ri

"Ky takim eshte ne perputhshmeri te plote me Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves per fqinjesi te mire dhe me rezoluten e Kuvendit te Republikes se Kosoves, per normalizimin e marredhenieve te shtetit te Kosoves dhe Serbise. Pra, ka ekzistuar nje konsensus i gjere politik, me heret, i konsultuar dhe i aprovuar ne Kuvendin e Kosoves. Ky takim hap nje kapitull te ri, nje etape te re ne procesin e normalizimit te marredhenieve ndershteterore Kosove-Serbi", thote ne intervisten per Radion Evropa e Lire, kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci.

Takimi i juaj me kryeministrin e Serbise ne Bruksel ishte i pari i ketij niveli dhe i ketij lloji pas perfundimit te luftes. Si e vleresoni ju kete takim dhe a ishte i veshtire per ju?

Takimi im si kryeminister i Qeverise se Republikes se Kosoves me kryeministrin e Serbise, Ivica Daciq, ka ardhur si rezultat i takimeve te mehershme qe kemi zhvilluar me baroneshen Catherine Ashton. Ky takim ka qene i organizuar dhe i lehtesuar prej baroneshes Ashton, pra prej Bashkimit Evropian, me mbeshtetje te fuqishme te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ky takim eshte ne perputhshmeri te plote me Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves per fqinjesi te mire, po ashtu ne perputhshmeri te plote edhe me rezoluten e Kuvendit te Republikes se Kosoves, per normalizimin e marredhenieve te shtetit te Kosoves dhe Serbise. Pra, ka ekzistuar nje konsensus i gjere politik, me heret, i konsultuar dhe i aprovuar ne Kuvendin e Kosoves. Ky takim hap nje kapitull te ri, nje etape te re ne procesin e normalizimit te marredhenieve ndershteterore Kosove-Serbi.

Ne te njejten kohe, takimi hap edhe nje perspektive per evropianizimin e gjithe rajonit. Ne kemi zhvilluar lufte me njeri-tjetrin. Kosova ka fituar luften, tani duhet ta ndertoje paqen - te zhvillohemi dhe te levizim drejt integrimeve ne NATO dhe ne Bashkim Evropian. Natyrisht, se takimet e tilla nuk jane te lehta. Njeriu duhet te dale mbi emocionet e veta, apo egot e veta, por ne jemi lidere dhe kemi pergjegjesi shteterore qe te punojme per interesat e shtetit dhe interesat e gjeneratave te ardhshme. Pra, takimi ne Bruksel mes meje dhe Daciqit eshte zhvilluar ne nje klime korrekte dhe konstruktive.

Ka pasur shume raporte ne media lidhur me kete takim. Cka, konkretisht, keni biseduar me Daciqin? Cilat ishin temat qe u trajtuan?

Synimi edhe i rezolutes se Kuvendit te Republikes se Kosoves, por edhe vizioni im, eshte qe te kemi nje proces te evropianizimit te raporteve ndermjet shtetit te Kosoves dhe atij te Serbise - gjithmone duke kujtuar te kaluaren e hidhur dhe dhunen qe ka ushtruar Serbia ne Kosove per nje shekull te tere, duke u larguar dhe ushtruar gjenocid, por Kosova eshte fituese. Ne, edhe ne Bruksel sillemi ashtu si jemi, shtet i pavarur dhe sovran, prandaj ne duhet te punojme maksimalisht per fqinjesi te mire, per normalizim te marredhenieve, qe hapin rruge te sigurt te implementimit te te gjitha standardeve dhe kritereve evropiane. Tani duhet te vazhdohet me implementimin e plote te te gjitha marreveshjeve te arritura, te bisedave teknike, ne vecanti te bashkepunimit regjional dhe IBM-se, ne menyre qe te kemi edhe hapesira te mjaftueshme, qe do te krijojne kushte dhe rrethana, qe i gjithe rajoni yne te bashkepunoje, e ne te cilat do te kete paqe, stabilitet, bashkepunim rajonal dhe perspektive euro-atlantike. Temat e vecanta jane ato qe jane diskutuar per dy vjet te tera, do te thote vazhdimi i implementimit te marreveshjeve ndermjet shtetit te Kosoves dhe Serbise. Natyrisht, Serbia te sillet ne menyre evropiane ne raport me Republiken e Kosoves, dhe ky eshte edhe mesazhi i qarte i baroneshes Ashton per Serbine. Ky eshte mesazh i qarte, gjithashtu, edhe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe NATO-ja per Serbine dhe sjelljen e saj agresive dhe cenuese ndaj sovranitetit te Republikes se Kosoves. Prandaj, une dua te shpresoj se ky takim do te jete edhe nje mesazh i qartesise se politikes se Beogradit se pa sjellje sipas parimeve dhe standardeve euro-atlantike ne raport me Kosoven, do te vazhdojne te mbesin te izoluar dhe te pazhvilluar, por ne te njejten kohe, te jene edhe ne nje pozicion jo te lakmueshem karshi partnereve nderkombetare.

Per takimin me kryeministrin Daciq ka pasur reagime te ndryshme brenda dhe jashte Kosoves. Zyrtari i larte i Departamentit Amerikan te Shtetit, Philip Reeker, tha se Uashingtoni fuqishem mbeshtet dialogun Kosove-Serbi. Por levizja opozitare, Vetevendosje, e ka kritikuar kete takim. Si i shihni ju mbeshtetjet dhe kritikat lidhur me takimin?

Takimi eshte pershendetur nga te gjitha vendet e Bashkimit Evropian, eshte udhehequr nga BE-ja, eshte pershendetur dhe perkrahur fuqimisht nga SHBA-ja, nga NATO, dhe nga te gjithe miqte dhe partneret tane. Ne te njejten kohe, ne Kosove eshte krijuar nje konsensus i gjere i spektrit politik civil, por edhe akademik, per domosdoshmerine e normalizimit te marredhenieve ndershteterore Kosove-Serbi. Ne jetojme ne demokraci dhe zerat e ndryshem jane ata qe jane, por jane zera te njejte ata qe kane qene kunder Konferences ne Rambuje, e cila solli bombardimet e NATO-s dhe lirine e Kosoves. Jane kunder ata qe ishin kunder dialogut ne Vjene, i cili solli pavaresine e Kosoves, dhe jane po te njejtit qe jane kunder normalizimit te marredhenieve me Serbine qe do te coje Kosoven drejt anetaresimit ne NATO, Bashkim Evropian dhe ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara.

Pati thene se dialogu ndermjet Kosoves dhe Serbise do te jete i veshtire per te dyja palet, ne kuptimin qe do te kete vendime te veshtira. A mund te na thoni se cilat mund te jene vendimet e veshtira?

Natyrisht se do te kete ballafaqime te ideve dhe angazhimeve qe nuk do te jene te lehta, sepse ka qene nje konflikt njeshekullor, i percjelle me dhune te Serbise ne Republiken e Kosoves, dhe cdo qytetar i Kosoves, por edhe une si kryeminister i saj, para se gjithash si qytetar, kam emocionet e mia ne kete raport me shtetin e Serbise dhe lideret e saj. Mendoj qe secili nga ne duhet te dale mbi vetveten, mbi interesat e ngushta partiake dhe t'i shikojme interesat e shtetit. Dhe, kur te respektohet ne plotni rezoluta e Kuvendit te Republikes se Kosoves, Kushtetuta dhe ligjet e saj, mendoj qe mund te kete veshtiresi ne proces, por jam i bindur se do te fitoje fryma evropiane - e ky eshte vizioni yne.

Cfare vendimesh te veshtira mund te kete per Kosoven?

Ky ka qene takimi i pare protokollar, simbolik. Prandaj, nuk eshte diskutuar per ceshtje konkrete, por per domosdoshmerine e implementimit te marreveshjeve te arritura. Deri me tani eshte diskutuar dhe eshte kerkuar qe te dy palet te punojme me teper, ne vecanti Beogradi, qe te mos krijoje veshtiresi dhe hezitime, por e kam ngritur domosdoshmerisht ceshtjen e te pagjeturve, qe kjo ceshtje te zbardhet sa me shpejt, sepse eshte jo politike, eshte krejt humanitare dhe Beogradi e ka obligim te punoje maksimalisht ne kete drejtim.

Keni thene se pa zbatimin e marreveshjeve nuk ka dialog. A e mbani ende kete qendrim?

Zbatimi i marreveshjeve ka filluar, duhet te intensifikohet dhe te permbyllet.

Kur mund te pritet raundi i ardhshem i dialogut me Serbine dhe kush do te jene udheheqesit e delegacioneve, meqe eshte thene se ai do te jete i nivelit te larte?

Bashkimi Evropian eshte udheheqes i ketij procesi. Shtetet e Bashkuara te Amerikes tani edhe me konfirmimin per viziten ne Kosove te sekretares se Shtetit, Hillary Clinton, demonstrojne fuqishem mbeshtetjen per kete proces. Vleresoj se ne muajin e ardhshem mund te kete takime te tjera, ndersa une do ta informoj skenen politike kosovare dhe institucionet kosovare per hapat e metejshem, ne menyre qe te kemi nje koordinim te gjere politik, civil dhe akademik.

A do te jeni ju serish ne takimin e radhes?

Ne do te sillemi ne perputhshmeri me Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves dhe pergjegjesite qe i kemi, por synimi yne eshte nje perfshirje e gjere.

Per fund... A mund te na shpjegoni pak edhe per platformen e ketyre bisedimeve?

Ne do te diskutojme si spekter politik, dhe gjithcka cka ne do te veprojme ne konceptin dhe platformen tone, do te jete ne perputhshmeri me Kushtetuten dhe ligjet e vendit. Por, ne platforme kemi punuar dhe duhet te plotesohet edhe nga te tjeret. Kosova eshte gati ne kuptimin politik te platformes, por edhe ne ate teknik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›