E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Tani me pasaporta kosovare

Shtetasit e Kosoves se shpejti mund te pajisen me pasaportat e Republikes se Kosoves, qe do te jene me ngjyre te kalter te mbyllur dhe stemen e Republikes ne mes. Kete e beri te ditur dje ne mbledhjen e Qeverise, Kryeministri Hashim Thaci. Ne mbledhje, u miratua ne parim projektligji per nxjerrjen sa me te shpejt te dokumenteve te reja per shtetasit kosovare.
“Kam kerkuar nga ministri i Puneve te Brendshme te beje pergatitjet adekuate per kete, sikurse per pasaporta leternjoftime, patente shoferi dhe te gjitha dokumentet e tjera te leshuara nga institucionet e Kosoves. Ato duhet te jene te reja dhe ne perputhje me ate qe e leshon shteti i pavarur dhe sovran i Kosoves. Ketu hyjne edhe qytetaret tane qe jetojne ne diaspore”, ka sqaruar Thaci.
Po ashtu, ne mbledhje u diskutuan pergatitjet lidhur me Konferencen e Donatoreve per Kosoven qe pritet te mbahet se shpejti ne Bruksel. Thaci informoi ministrat e kabinetit te tij dhe me procesin e njohjes se shtetit te Kosoves nga vende te ndryshme. Ai theksoi se ne ditet ne vijim pret qe numri i vendeve qe do ta pranojne Kosoven te rritet. Kryeministri foli dhe per raportet e shkelqyera, sipas tij me qeverite e vendeve te rajonit, si me Shqiperine dhe Malin e Zi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›