“BE, rend ne te gjithe Kosoven”
Pasi u arrit uniteti per vendosjen e misionit, Rusia e Serbia s’mund te sjellin dot asnje pengese
Bashkimi Evropian ka arritur unitet per vendosjen e misionit te tij ne Kosove ndaj Rusia dhe Serbia mund te bejne probleme, por ato nuk mund ta parandalojne vendosjen. Kete argument, e dha dje ne nje interviste per radion Evropa e Lire, Daniel Serwer, nga Instituti per Paqe i SHBA-ve, me seli ne Uashington.
Kosova tash eshte shtet i pavarur, i njohur nga Shtetet e Bashkuara, pjesa me e madhe e vendeve te Bashkimit Evropian dhe nga vendet e tjera. Si i komentoni keto zhvillime?
Mendoj se gjerat kane ecur mire, Kosova eshte e qete, qe eshte shume me rendesi. Ka pasur disa njohje. Nuk mendoj se ato jane te mjaftueshme dhe se jane bere me shpejtesi te mjaftueshme. Do te doja te shoh qe procesi eshte pershpejtuar, por ndonjehere gjerat zgjasin me teper.
Ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara per Kosoven, pame ndarje te thella ndermjet shteteve perendimore te udhehequra nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, ne njeren ane dhe nga Rusia ne anen tjeter, qe fuqishem e mbeshtet Serbine ne kundershtimin e pavaresise se Kosoves. Sipas jush, a mund te ndikoje kjo ne misionin e Bashkimit Evropian ne Kosove?
Nuk mendoj se do te ndikoje. Mendoj se Bashkimi Evropian eshte i perkushtuar per ta vendosur misionin e vet dhe ka arritur unitet per kete ceshtje. Rusia e Serbia mund te bejne probleme, por ato nuk mund ta parandalojne vendosjen. Problemi real eshte ne veri, ku Prishtina nuk po mundet ta imponoje autoritetin e saj, por autoritetin po e imponojne Bashkimi Evropian dhe NATO-ja. Prandaj, derisa kjo te behet, de-facto do te shohim ndarje.
Por, komuniteti nderkombetar po thote se ndarja nuk eshte ne tryeze...
Po, kjo eshte e drejte. Eshte thene se nuk eshte ne tryeze, por ndonjehere gjerat ndodhin nen tryeze. De-facto, ekziston ndarja dhe kjo duhet te kthehet tash. Kjo do te jete shume e veshtire.
Ne kete aspekt, si i pershkruani ju raportet ndermjet misionit te Kombeve te Bashkuara dhe atij te Bashkimit Evropian?
Menyra se si une e shohe kete ceshtje eshte se Kombet e Bashkuara po largohen, ndersa Bashkimi Evropian po arrin. Ndoshta kjo nuk eshte krejtesisht e sigurt, pasi Kombet e Bashkuara mund te jene atje me gjate, ndersa Bashkimi Evropian per nje kohe te gjate eshte atje. Pra, jo vetem qe misioni i BE-se po arrin, por ai por rritet. Kjo do te thote se eshte krejtesisht e qarte se ne Kosove do te ekzistoje nje prani nderkombetare per mbikeqyrje dhe Bashkimi Evropian do ta marre kete detyre. Nese Kombet e Bashkuara, megjithate, mbesin pak me gjate, kjo nuk eshte edhe aq e rendesishme. Gje e rendesishme per kosovaret eshte qe te kuptojne se ekziston sovranitet i kufizuar, por me duhet te them se shume vende kane pasur sovranitet te kufizuar. Ndoshta mund te them se keto dite te gjitha vendet kane sovranitet te kufizuar.
Duke iu referuar zgjedhjeve te ardhshme te parakohshme ne Serbi, “New York Times” ka shkruar se Serbia ka rast per ta bere zgjedhjen e saj historike, per nje te ardhme me te mire si pjese e Bashkimit Evropian, ose per izolim dhe renie. Si e komentoni ju kete dileme, me te cilen ballafaqohen votuesit ne Serbi?
“New York Times” ka te drejte. Ata duhet te zgjedhin. Te shohim se cka do te ndodhe. Une nuk mund te parashikoj, por mendoj se do te jete referendum per te ecur perpara ose perpjekje per t’u kthyer prapa.
Sipas jush, a ka ndonje ndikim te ketyre zgjedhjeve te Serbise ne Kosove? Po e shtroj kete pyetje pasi disa thone se Serbia do te perpiqet t'i organizoje zgjedhjet po ashtu edhe ne Kosove, gje qe mund t'i provokoje institucionet e Kosoves.
Me duhet te kthehem te plani i Ahtisarit, por besoj se serbet e Kosoves kane te drejte te votojne ne zgjedhjet e Serbise. Nuk shoh asnje problem per kete ceshtje. Nuk kam problem me njerezit qe duan te votojne, kudo qe ata jetojne. Nuk mendoj se dikush duhet te ndjehet i provokuar nga kjo. Eshte fakt se serbet e Kosoves, ne shume menyra, jane me te moderuar e me te kujdesshem sesa serbet ne Beograd - bile se paku jane disa. Prandaj, mendoj se, nese shqiptaret jane te mencur, ata do te bejne cdo gje te mundshme per t'i bindur serbet e Kosoves per te marre pjese ne institucionet e reja. Por, njeheresh, nuk do te duhej te pengonte e dhena nese ata angazhohen edhe ne institucionet e Serbise, pasi do te paraqisnin force te moderuar. Nese ne keto zgjedhje fitojne demokratet dhe grupi G-17, atehere mund te imagjinoj se Serbia me nuk do t'i paguaje kredite qe i atribuohen Kosoves. Sa e di une, institucionet e Kosoves jane te gatshme t'i paguajne keto borxhe, nese Beogradi e njeh Kosoven. Mendoj se kjo do te ishte nje gje shume e mire.
Po mendoni ne kufijte e tashem te njohur?
Ta njohin si shtet sovran. Beogradi sot paguan 150 milione dollare ne vit per borxhe qe i atribuohen Kosoves. Me qellim qe te ndalet pagesa e ketij borxhi, duhet ta njohe Kosoven si shtet te pavarur. Shpresoj se kjo do te ndodhe.