E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abbas: Jerusalemi do të jetë kryeqytet i Palestinës

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, deklaroi sot se palestinezët nuk do të pranojnë që Abu Dis, një qytet mes Jerusalemit dhe Maleh Adumimit, i cili aktualisht gjendet nën kontrollin e autoriteteve palestineze, të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm, por do të insistojnë që të vendosin nën kontroll Jerusalemin Lindor.

Abbas theksoi se përderisa është i mendimit se Jerusalemi Lindor dhe ai Perëndimor në praktikë nuk duhet të jenë të ndarë, është me rëndësi të qartësohet se cila pjesë e këtij qyteti i takon Izraelit, e cila palestinezëve.

Ai më tutje shtoi se ai nuk mund të rifillojë bisedat paqësore, nëse Izraeli paraprakisht nuk jep pëlqimin për çështjet bazike dhe përderisa Izraeli të vazhdojë aktivitetet nëpër kolonitë në Jerusalemin Lindor, ngase në këtë mënyrë procesi paqësor do të pësonte një goditje serioze qysh pas takimit të parë.

“Çfarë nëse në këtë takim theksojnë se nuk i pranojnë kufijtë e vitit 1967 dhe se nuk janë të gatshëm të diskutojnë për çështjen e kthimit të refugjatëve palestinezë? Për çfarë të bisedojmë atëherë? Nëse angazhohemi në negociata, përderisa vazhdojnë aktivitetet nëpër koloni, ata do të theksojnë se kolonitë janë të tyre, pasi që unë kam dhënë pëlqimin për negociata”, tha Abbas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›