E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, një grua e martuar merr urdhrin e Priftereshës

ROME- Maria Vittoria Longhitano që sot është gruaja e parë priftëreshë në Itali. Ajo do të mund të bekojë dhe të drejtojë meshat e sektit vetero-katolik, doktrinë katolike e një komuniteti që u shkeput nga Kisha romane në 1870-en, pas kundërshtimit të dogmës se pagabueshmërisë së Papës. Sicilianja mori urdhrin e priftëreshes në kishën anglikane “ All Saints,” në qendër të Romës. “Ky është një akt kurajoje që thyen skemat mijëvjecare”-tha prifti që drejtoi ceremoninë e urdhërimit të Longhitanos, e cila mes të tjerash është edhe e martuar. “Une hapa rrugën, ishte një rrugëtim emicional dhe paksa i frikshëm. Pa grate, katolicizmi, do të ishte i gjymtuar, pasi gjysma e botës nuk merr pjesë në misionin e krishtit, duke rrëzuar një pjesë të universalitetit”-tha Longhitano. Një duartrokitje e gjatë e të pranishmëve mirpriti urdhërimin e priftëreshes e cila në Milano, sipas mediave është dalluar për kujdesin e saj ndaj të sëmureve, nevojtarëve dhe fëmijëve.
(Eriona Rusi, NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›