Thaçi: UNMIK-u i tejkaluar
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë ekskluzive për BBC-në ka deklaruar se krijimi i institucioneve shtetërore të Kosovës, si dhe prania e misionit evropian kanë bërë që UNMIK-u, misioni i Kombeve të Bashkuara, të jetë i tepërt dhe i padobishëm.
Cili është vlerësimi juaj për dhjetëvjetorin e sulmeve të NATO-s ndaj objektivave ushtarako-policore serbe:
Ishte vendimi më i drejtë i Aleancës Veriatlantike, vendim i pritur dhe meritor për Kosovën. Në Kosovë zhvillohej lufta për çlirimin e plotë, njëherë e përgjithmonë nga Serbia. Serbia kishte ndërmarrë ofensivat apo mund të them veprimet gjenocidale ndaj popullatës shqiptare. Vazhdonin deportimet që i përngjanin një holokausti të ri. Organizuam, bashkë me ndërkombëtarët, Konferencën në Rambuje. Atje Kosova arriti sukses që të nënshkruajë marrëveshjen, pas periudhës dyjavore në Paris, bashkë me komunitetin ndërkombëtar. Dhe, kjo ishte marrëveshje, mund të them edhe historike e thellimit të partneritetit mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, por dhe e refuzimit serb. Prandaj, nuk kishte mbetur asgjë tjetër përpos fillimit të bombardimeve të caqeve serbe në Kosovë e gjetiu për të shënuar edhe fillimin e largimit përfundimtar apo të qëndrimit njëshekullor të Serbisë në Kosovë. Pra, ishte vendimi më i drejtë i mundshëm në kuptimin edhe politik, edhe diplomatik, edhe humanitar, edhe ushtarak.
Po, si i vlerësoni komentet e palës serbe, sipas së cilës fushata ajrore ishte gabimi më i madh historik?
Vendimi i Aleancës Veriatlantike ishte i domosdoshëm. Pas luftërave të përgjakshme dhe gjenocideve që kreu Serbia edhe në Bosnjë dhe luftërave të tmerrshme edhe në Kroaci, ajo dëshironte të vazhdonte diçka të tillë dhe kishte filluar edhe në Kosovë, prandaj reagimet serbe edhe sot janë reagime të të dëshpëruarve, të njerëzve të humbur në kohë dhe realitet. Ndaj është për të ardhur keq që Serbia, në të njëjtën kohë pretendon për t‘u integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian, dhe në anën tjetër e mbron politikën njëshekullore të prezencës, dhunës dhe gjenocidit serb në Kosovë.
Zoti Kryeministër, cili është pozicioni i qeverisë suaj lidhur me praninë e UNMIK-ut në Kosovë?
Realiteti i Kosovës së pavarur, sovrane dhe demokratike, plotësimi dhe funksionimi i të gjitha institucioneve shtetërore të Republikës, prezenca e EULEX-it dhe ICO-së, kanë bërë që UNMIK-u të ndihet, apo për ne të kuptohet si i tepërt, jo funksional dhe si një mision i tejkaluar. Flas gjithmonë duke vlerësuar lart rolin e OKB-së në këto nëntë vite në Kosovë, por roli i UNMIK-ut sot është i padobishëm, është i tepërt dhe natyrisht se edhe funksioni i Rezolutës 1244 është plotësisht i tejkaluar dhe jo dobiprurës.
Keni deklaruar se jeni i hapur për t‘u takuar me presidentin serb, Boris Tadiq, ndërkohë që ky i fundit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit la të kuptohet se - Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, as tërthorazi as drejtpërdrejt dhe do të vazhdojë mbrojtjen diplomatike, ligjore dhe paqësore të integritetit të saj...
Serbia, në një formë a tjetër e ka njohur Kosovën shtet, në një formë të tërthortë apo indirekte, dhe vetë disa liderë të Beogradit tashmë janë deklaruar në favor të pavarësisë. Edhe vetë opinioni publik serb, në sondazhet ndërkombëtare, ka treguar vullnetin e qytetarëve se më tepër janë të interesuar të punojnë dhe të integrohen në strukturat euroatlantike sesa të mendojnë për Kosovën. Prandaj, lidershipi i Beogradit duhet ta respektojë vullnetin e popullit të Serbisë që të largohen nga mentaliteti i së kaluarës për Kosovën dhe të marrin vendimin pas procesit të vetëdijësimit për njohjen e Kosovës shtet. Njohja e Kosovës nga Serbia, por edhe e Serbisë nga Kosova, do të nënkuptonte definitivisht paqe, stabilitet, bashkëpunim në rajonin tonë të ish-trazuar dhe hapjen e perspektivës për integrimin e shteteve tona në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Është e vërtetë, unë e kam ftuar Presidentin Tadiq ta vizitojë Republikën e Kosovës, të vizitojë Kosovën. Nga ana ime, ky është vullnet dhe gjest i mirë i përgjegjësisë së lartë shtetërore. Ne duam të ndërtojmë fqinjësi të mirë me të gjitha vendet, edhe me Maqedoninë, edhe me Shqipërinë, por edhe me Malin e Zi e në të njëjtën kohë edhe me Serbinë, por, gjithnjë si shtete të veçanta.
Ndërkohë, si e shikoni pozicionimin e komunitetit serb - karshi institucioneve kosovare. Çfarë po bëni për integrimin e serbëve?
Serbët, qytetarë, shtetas të Republikës së Kosovës, pjesa dërmuese e tyre tanimë janë të integruar, përmes lidershipit të tyre, në institucionet tona. Janë pjesë e Parlamentit të Kosovës. Janë pjesë e qeverisë që e udhëheq unë. Janë pjesë e Këshillit Konsultativ që e drejton Presidenti i Republikës së Kosovës. Janë pjesë e zyrës sime për komunitete dhe pjesë e autoriteteve në rrafshin lokal, në pjesën dërmuese. Unë punoj me anëtarë të kabinetit tim, që janë edhe të përkatësisë serbe, punojmë bashkërisht për serbët, qytetarë-shtetas të Republikës së Kosovës dhe është shumë me rëndësi që edhe pas shpalljes së Kosovës shtet, ka vazhduar procesi i kthimit të të zhvendosurve në shtëpitë dhe pronat e tyre dhe nuk kemi pretendim për të hequr dorë nga kjo.