Policia e Tiranës, Haxhiu, nuk ka lidhje me incidentin elektoral

Policia e Tiranës reagon në lidhje me incidentin e fundit elektoral midis simpatizantëve të PS dhe PD, i cili është shënuar në qytetin e Kavajës.
Ka qënë simpatizanti i PS, Naim Haxhiu, i cili ndërsa ka qënë duke ngjitur postera elektorale është hasur me dhunën e ushtruar nga tij nga disa persona.
Për këtë, policia deklaron se shtetasi Naim Haxhiu, ende nuk ka ngritur pretendime për incidentin elektoral dhe se nuk bëhet fjalë për një konflikt, mbi baza të tilla.
“Lidhur me disa pretendime të bëra publike ditën e sotme nga Partia Socialiste e Kavajës, sqarojmë se, bazuar në deklarimin dhe kallzimin e marrë me vullnet të lirë nga shtetasi Naim Haxhiu, nuk ka ngritur pretendime se është goditur apo konfliktuar për fushatën elektorale në Kavajë”.