E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajkovic akuzon Beogradin

Njëra nga udhëheqëset e serbëve të Kosovës, Rada Trajkovic, ka thënë se zgjedhjet lokale të 15 nëntorit paraqesin një rast për mbijetesën e serbëve në hapësirat e Kosovës. Në të kundërtën, sipas saj, serbët do të detyrohen të ikin.

Trajkovic i ka thënë BB-së se serbët e Kosovës kanë nevojë të fitojnë një udhëheqësi që do të jetë e pranuar dhe që do të vendosë kushtet për Beogradin, Prishtinën dhe bashkësinë ndërkombëtare, që sipas saj, do të ishte në funksion të mbrojtjes së serbëve dhe të interesave të tyre.

Ajo akuzoi një pjesë të udhëheqjes së serbëve të Kosovës dhe Beogradin zyrtar për një, siç e quajti, fushatë kundër zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›