E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Zgjerimi i EULEX-it nuk mund të pengohet

Nuk do të ketë pengesë që do të mund të ndalojë zgjerimin e EULEX-it në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Kështu është shprehur kryeministri Hashim Thaçi, duke folur edhe për incidentin që ka ngjarë në veri të Mitrovicës. Thaçi ka theksuar se “gjithçka është ende në proces të zbardhjes së rastit”.

“Nuk dëshirojmë të paragjykojmë, por nuk do të ketë pengesë që do të mund të ndalojë zgjerimin e EULEX-it në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, e në kuadër të kësaj, edhe në veri të Mitrovicës. Mbi çdo incident të izoluar, misioni ynë do të ngadhënjejë”, ka thënë Thaçi, pas takimi që ka zhvilluar me ministren për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Qeverisë së Suedisë, Gunilla Clarsson.

Ky proces, sipas kryeministrit, duhet të përcillet përmes dialogut, paqes dhe stabilitetit. “Nuk do të ketë vend për ekstremistë radikalë, struktura paralele apo jolegjitime. Ligji do të funksionojë në gjithë territorin e Kosovës, edhe në veri dhe EULEX-i do të jetë edhe atje, që ditën e parë”, ka siguruar kryeministri Thaçi. /Telegrafi/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›