Banda e Durrësit, mungon mbrojtja, dështon senaca
Tiranë- Dështon sërish seanca gjyqësore për “Bandën e Durrësit”, parashikuar të zhvillohej sot. Shkak është bërë mungesa e avokatit mbrojtës në sallën e gjyqit.
Në këtë proces janë të pandehur 16 persona, të akuzuar për disa episode të rënda kriminale, ndër to, disavrasje të ndodhura vite më parë në Durrës.
Sipas të dhënave të Prokurorisë, në fillimet e saj, në vitin '97,"Banda e Durrësit" drejtohej nga i pandehuri Lulzim Berisha. Më pas, me kalimin e kohës, anëtarët e saj u përfshinë në konflikte me njëri- tjetrin, duke krijuar grupe rivale.
Pjesa më e madhe e të pandehurve të"Bandës së Durrësit" janë arrestuar në këto tre vitet e fundit nga forcat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila për disa vite hetoi çështjen penale ndaj tyre. Edhe sot është përsëritur kërkesa për pjesëmarrjen e avokatëve në sallën e gjyqit, mungesa e të cilëve ka sjellë shtyrjen për të disatën herë të procesit.