Thaçi dhe Jakupi: Akuzat ndaj UÇK-së, shpifje ndaj shqiptarëve
Kryeministri Hashim Thaçi dhe Kryeparlamentari Jakup Krasniqi i vlerësuan shpifje akuzat për krimet e kryera nga ushtarët e UÇK-së. Thaçi theksoi se akuzat kanë ardhur në një moment të rëndësishëm për shqiptarët, siç është hyrja e Shqipërisë në NATO, dhe procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, me qëllim denigrimin e shqiptarëve dhe sukseseve të dy vendeve. “Nuk janë të rastësishme këto akuza që ndodhin tani, kur Shqipëria dhe Kosova po arrijnë sukseset më të mëdha, ashtu sikurse nuk është i rastësishëm as lokacioni që është përzgjedhur, Kukësi, për të përfshirë të dy vendet”- deklaroi Thaçi. Kryeministri i quajti shpifje akuzat kundër UÇK-së, të cilat sipas kreut të qeverisë, kanë për synim denigrimin e shqiptarëve. Ndërkaq kryeministri është shprehur i sigurtë se pretendimet do të rezultojnë të dështuara. “Dëshiroj edhe një herë të theksoj se vlerat e UÇK-së janë vlera të gjithë shqiptarëve”- deklaroi Thaçi.
15 Prill 2009