Presidenti Papulias shpresa për Ivanov për emrin e Maqedonisë
Presidenti i Greqisë Karolos Papulias ka shfaqur shpresë për zgjidhje të shpejtë të çështjes së emrit, në urimin drejtuar presidentit të sapozgjedhur të Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
“Shpresoj se së shpejti do të arrijmë zgjidhje të pranueshme për dallimet rreth emrit të vendit tuaj, përmes procesit negociues në KB”,- thekson Papulias në letrën dërguar homologut të tij. Ivanov gjatë fushatës së tij ka paralajmëruar se do të nisë një sërë takimesh me presidentin grek, për të intensifikuar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje në lidhje me çështjen e emrit. Optimist për gjetjen e një zgjidhje është shprehur më herët edhe kryeministri grek Kostas Karamanlis. Ai tha se me zgjedhjen e presidentit Ivanov ekzistonin mundësi të reja për zgjidhjen e konfliktit mes dy vendeve.
Franca: BE-ja të ndërpresë zgjerimin pas anëtarësimit të Ballkanit
Sekretari francez i Shtetit për Çështjet Europiane, Bruno Le Maire deklaroi dje se pas anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor procesi i zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Europian duhet të ndërpritet. “Dhjetë vitet e fundit u bë zgjerimi i BE-së që mundësoi ripërtëritjen e unitetit historik të Europës. Ky është një rezultat i rëndësishëm. Aktualisht mbetet çështja e Ballkanit, e së pari hyrja e Kroacisë në BE”, deklaroi Le Maire për mediat. Ai sqaroi se për hyrjen e vendeve të Ballkanit në BE paraprakisht është i domosdoshëm ratifikimi i Traktatit të Lisbonës. “Pas hyrjes së Ballkanit në BE, procesi i zgjerimit duhet të ndërpritet dhe të përqëndrohet në forcimin e institucioneve europiane”, deklaroi sekretari francez i Shtetit. Ndërkohë ai u shpreh kundër perspektivës së anëtarësimit të Turqisë në bllokun 27-anëtarësh, pasi “BE-ja nuk është e përgatitur për këtë”. “Nuk mundemi të vazhdojmë me një zgjerim të pafund”,- deklaroi Le Maire.
Piratët rrëmbejnë një anije greke në brigjet e Somalisë
Zyrtarët e marinës në Afrikën lindore kanë bërë të ditur se një tjetër anije transporti është kapur nga piratët në brigjet e Somalisë. Endrju Muangura, zyrtar i një programi asistence në Kenia, u tha gazetarëve se një anija greke “MV Irene EM” u kap në Gjirin e Adenit. Ai tha se epuipazhi i anijes prej 22 filipinasish është i sigurt. Zyrtarët e flotave detare ndërkombëtare që veprojnë në rajon thanë se anija dëgoi sinjalin SOS kur u sulmua në errësirë, një taktikë që rrallë herë ndiqet nga pritatët. Incidenti i fundit pason shpëtimin e kapitenit të një anijeve amerikane transporti të rrëmbyr nga piratët. Disa mjete lundrimi janë rrëmbyer në dy ditët e fundit. Piratët kanë kërcënuar se do të hakmerren sidomos ndaj amerikaneve, pas vrasjes së 3 shokëve të tyre dhe kërcënojnë se do të kryejnë operacione rrëmbimi edhe në ujërat larg Somalisë. Të shtunën e kaluar u sekuestrua nga piratët anija italiane ”Buçaneer” me 16 persona në bord.
15 Prill 2009