E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi dhe Pacolli kërkojnë nga Burundi njohjen e shtetit të Kosovës

29-09-2012 / Gazeta 55

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zv/kryeministri Behgjet Pacolli, u takua sot në Nju Jork me zv/presidentin e Burundit, Therence Sinunguruza, i cili ishte i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm i Burundit.
Kryeministri Thaçi kërkoi nga zv/presidenti njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga shteti i Burundit, si hap të nevojshëm për fillimin e ndërtimit të raporteve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Ndërsa zv/presidenti Sinunguruza, së bashku me ministrin e Jashtëm të Burundit, ftuan zv/kryeministrin Pacolli në një vizitë zyrtare në Burundi, ku do të diskutohej për ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve.
Gjatë takimit, kryeministri Thaçi njoftoi në lidhje me zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës, duke përfshirë reformat politike, ekonomike, si dhe veçanërisht me procesin e suksesshëm të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë.
“Republika e Kosovës ka për qëllim dhe vizion integrimin në BE, NATO, si dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, prandaj është e përkushtuar që të punojë dhe të ndërmarrë të gjithë hapat e duhur që të përmbush këtë vizion”- theksoi kryeministri Thaçi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›