“Proceset integruese, Shqipëria rol të rëndësishëm në rajon”

Ministri i Brendshëm, Flamur takon ambasadorin e Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi
Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, vlerëson rolin e rëndësishëm që Shqipëria po luan në ecurinë e proceseve gjithë-integruese të vendit të tij, si dhe bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve në të gjitha fushat.
Në një takim me ministrin e Brendshëm, Flamur Noka, Ambasadori Selimi shprehu dëshirën që bashkëpunimi mes dy vendeve të njohë zhvillime intensive në të ardhmen. Ministri Noka tha se “bashkëpunimi ynë është në nivelet më të larta”. “Por më lejoni të veçoj bashkëpunimin në fushën e kufirit, i cili nuk është thjesht një shembull i bashkëpunimit bilateral, por një shembull për të gjitha vendet e tjera, si forma më e lartë në menaxhimin e integruar të kufijve dhe forma më e lartë e bashkëpunimit ndërkufitar”, tha ai.
Të dy zyrtarët e lartë shprehën në takim gatishmërinë për të intensifikuar e konsoliduar bashkëpunimin midis të dy vendeve në të gjitha fushat.