Harasani Kursi i ri i Rames eshte i pabesueshem
Vendimi i Edi Rames për të rikthyer në shtator grupin parlamentar në sallën e kuvendit, përshendetet nga deputeti socialist Andis Harasani, i cili ndryshe nga kolegët e tjerë së bashku me Kastriot Islamin nuk iu bashkua grupit të bojkotit. Dhënia fund e bojkotit është pjesë e saj që Rama e ka cilësuar si ndryshim të kursit politik.
Por Sekretari për Programin Politik, në një intervistë per Tv Klan, nuk i fsheh dyshimet edhe për këtë orientim të ri të kryetarit të partisë së tij, për shkak të inkoherencës që ai ka dëshmuar në 6 vitet e drejtimit në selinë rozë. Këto ditë zërat se Kongresi i nëntorit do të jetë ndëshkues për 2 deputetët “rebelë” Harasani dhe Islami, janë shtuar.
Lidhur me pendesën që Edi Rama, ideatori politik i ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës, ka shfaqur për ndëhyrjen në ligjin themeltar të shtetit, Harasani mendon se ndryshimet e reja në kushtetutë nuk duhet të vendosen në krye të axhendës së Partisë Socialiste. Për të më e rëndësishme në këtë moment dhe e vetmja mënyrë pë të ardhur në pushtet për socialistët është bashkimi i së majtës, përfshirë dhe LSI-në e Ilir Metës.
Andis Harasani ka qenë vazhdimisht kritik ndaj aksioneve radikale të Ramës dhe ka kërkuar që Partia Socialiste të rikthehet në rruget institucionale.