E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci e Pacollipranë marrëveshjesAKR merr dy ministri

PRISHTINË- Kryeministri Hashim Thaçi dhe lideri i Koalicionit për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli kanë rënë dakord në parim për ridizejnimin e marrëveshjes së mëhershme të koalicionit qeveritar. Burime të gazetës Kosovare Express kanë bërë të ditur se Thaci është takuar me Pacollin të mërkurën në mbrëmje dhe tashme janë shumë afër marrëveshjes që partisë Aleanca Kosova e re të Pacolli t’i jepen dy ministri.

Zgjidhja duket se është gjetur te formimi i një Ministrie të re, asaj për Diasporën. Përveç kësaj, Koalicioni për Kosovën e re do të marrë edhe një Ministri që aktualisht udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës. Njërën nga këto dy ministri thuhet se do ta udhëheqë Ibrahim Gashi, i cili deri para disa javësh ka qenë nënkryetar i Aleancës Kosova e Re.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›