Përmbytjet në Maliq, fermerët: Toka e pashfrytëzueshme
KORCE- Rreth 1500 hektarë tokë në Maliq të Korcës është ende nën ujë ndërsa fermerët shprehen se ajo nuk mund të shfrytëzohet më për të mbjella. Për ta ky është një dëm i dyfishtë, pasi në fillim përmbytjet u shkatërruan të mbjellat e para ndërsa tani e gjithë toka bujqësore e mbuluar nga uji është tërësisht e pashfrytëzueshme.
Pavarësisht se grupet e verifikimit kanë kryer matje në terren, fermerët ndjehen të pasigurtë nëse do të marrin ose jo dëmshpërblimet.
Ata shpresojnë se me përmirësimin e motit uji do të nisë të largohet nga tokat e tyre , megjithatë kërkojnë dhe ndërhyrjen e autoriteteve në kanalet e kullimit të cilat sipas fermerëve do të shmangin përmbytje të tjera në të ardhmen.
(e.n/News24/BalkanWeb)