Thaci mandatohet per qeverine e re

Ushtruesi i detyrës së presidentit në Kosovë, Jakup Krasniqi ka mandatuar Hashim Thacin për formimin e Qeverisë së re. Sipas vendimit, Thaçi në afatin më të shkurtër ftohet të bëjë koalicionet e nevojshme me partitë politike për të formuar qeverinë e re dhe të dalë me propozim para Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kreu i Partisë demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë edhe zyrtarisht i mandatuar si kryeministër, paralajmëroi ditë më parë që marrëveshja e koalicionit në mes PDK-së dhe AKR-së do të finalizohet gjatë fundjavës, që nënkupton se Kosova do të bëhet me qeveri gjatë javës së ardhshme.