E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamurras ekzekutohen dy persona

Dy shtetas janë ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në një lokal pranë një karburanti në autostraden Laç- Tiranë, në Fushë Mamurras. Burime policore bëjnë të ditur se nga një person ende i paidentifikuar janë vrarë me armë zjarri në ambjentet e brendshme të lokalit shtetasit Ndoc Zima 48 vjeç dhe Vlash Gjeçi 46 vjeç të dy banues në qytetin e Laçit.

Burime në vendngjarje kanë bërë të ditur se Zima dhe Gjeçi miq me njëri-tjetrin, sapo ishin ulur në lokal kur një djalë i ri ka hyrë si klient dhe ka qëlluar me armë në drejtim të dy shtetasve duke i lënë të vdekur në vend.Autori është larguar menjeherë nga vendi i ngjarjes me një automjet me targa të huaja.

Dy viktimat janë transportuar në morgun e spitalit të Laçit. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë si edhe grupi hetimor. Burime policore deklaruan se ende nuk dihen motivet e vrasjes së dy shtetasve, ndërkohë që janë ngritur postblloqe të shumta policie për të vënë në pranga autorin.

Lindita Kokaj   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›