E Diel, 1 Nëntor 2026

Nevila Nika: Berisha thjesht na dha një orientim se si ta shkruajmë historinë!!!???

Share

Nga Mustafa Nano

Berisha foli dje për historinë. Se ka për të herë të parë që flet për të gjitha, por dje bëri nënvizime të natyrës ngushtësisht profesionale: 1. Lufta nacional-çlirimtare ishte vëllavrasëse; 2. Britania e Madhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në favor të rezistencës anti-fashiste në Shqipëri; 3. Qemal Stafa është i rëndësishëm, por emri i tij gjendet me tepri në rrugë, shkolla, stadiume, etj.

Që kryeministri i një vendi ta bëjë të udhës të flasë për çështje të tilla në publik është një karagjozllëk stalinist, por historianët tanë e marrin seriozisht dhe zënë e debatojnë me të mbi këto çështje. Valentina Duka e Paskal Milo janë mjaftuar të thonë se këto çështje duhen parë me shumë kujdes (sipas shqiptares.com), ndërsa Nevila Nika ka dhënë një intervistë të gjatë po për shqiptaren.com, në të cilën të çudit me kompleksin e nënshtrimit që ka ndaj kryeministrit. Dhe është kompleks nënshtrimi i historianes, jo i qytetares apo shtetases. Në vend që të thosh se kjo që bën kryeministri nuk ka kuptim e nuk ka precedent (më gjeni një kryeministër tjetër që futet në ujëra të tilla), se unë e respektoj kryeministrin, por nuk mund të hyj në debat mbi historinë me të, se është e kotë të diskutosh nëse ai ka, apo jo, të drejtë me ato që thotë; pasi ai nuk ka të drejtë të flasë në publik për të tilla gjëra e me atë ton paternalist, Nevila Nika del e thotë: Ai tha një objektiv, një orientim sesi ta shkruajmë; ai dha vetëm një orientim, nuk është se është detyrim për ata që e shkruajnë këtë histori.

Tani, Nevilën unë e njoh, është zonjë grua; ajo është dhe njohëse e mirë e historisë, siç janë dhe shumë të tjerë në Tiranë. Por qoftë ajo që është kur, në vend të skandalizohet nga një kryeministër i tillë që i merr tagrin e kompetencat dhe i jep mend, ajo thjesht konstaton butësisht e plot mirësjellje e mirëkuptim, se ai [kryeministri] tha një objektiv, një orientim sesi ta shkruajmë.

http://respublica.al/artikuj/2012/7/6/nevila-nika-berisha-thjesht-na-dha-nje-orientim-se-si-ta-shkruajme-historine

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›