E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci merr pjese ne takimin e lidereve te Ballkanit

Kryeministri kosovar Hashim Thaci ne kuader te vizites se tij zyrtare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes mori pjese dje ne Samitin e Lidereve te Ballkanit qe kishte per teme zhvillimin dhe permbylljen e procesit te integrimit euro-atlantik te Ballkanit.

Ne kete samit pjesemarres ishin edhe lidere te tjere nga rajoni si Presidenti i Turqise Abdullah Gyl Presidenti i Malit te Zi Filip Vujanovic Presidenti i Maqedonise Gjorgje Ivanov Kryeministri i Bullgarise Bojko Borisov Kryesuesi i Presidences se Bosnje-Hercegovines Haris Silajxhic nje numer i ministrave te jashtem te shteteve te rajonit etj.

Ne fjalen e tij para te pranishmeve Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci foli per zhvillimet dhe per progresin e arritur ne vend. Duke theksuar se Republika e Kosoves eshte thellesisht e perkushtuar per permbushjen e te gjitha kritereve per integrim ne institucionet euro-atlantike kryeministri Thaci ka theksuar se integrimi i vendeve te Evropes Juglindore ne institucionet euro-atlantike eshte garantues i paqes i stabilitetit i zhvillimit dhe i thellimit te bashkepunimit te gjithanshem mes vendeve te rajonit.

Permes Samitit vjetor te lidereve te Ballkanit Federata e Asociacioneve Ballkanike Amerikane shpreson te arrije misionin e saj te ndarjes se trashegimise ballkanike te tolerances dhe mirekuptimit me lideret boterore presidente kryeministra ministra te puneve te jashtme po ashtu edhe biznesmene dhe lidere religjioze gazetare artiste shkencetare dhe profesioniste te fushave te ndryshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›