E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia e gatshme te ndermjetesoje mes Serbise dhe Kosoves

Ministri turk i Puneve te Jashtme Ahmet Davutollu deklaroi se Turqia do te pranonte me kenaqesi nje rol ndermjetesues mes Kosoves dhe Serbise.
Turqia do te beje gjithcka qe eshte e domosdoshme. Marredheniet tona me Serbine kane shenuar perparime gjate kesaj periudhe dhe Turqia do te jete tejet e kenaqur nese ky partneritet behet strategjik theksoi Davutollu.

Shefi i diplomacise turke deklaroi se Ankaraja eshte per rritjen e sigurise paqes dhe stabilitetit ne Ballkan dhe se ajo do te merrte te gjitha masat e nevojshme per kete qellim.

Turqia eshte nder vendet e vetme qe ka marredhenie ne nivele te tilla kaq te larta me te dy vendet. Nga njera ane lobon per njohjen e pavaresise se Kosoves dhe nga ana tjeter punon per rritjen e bashkepunimit me Serbine duke e futur ne partneret e saj strategjik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›