Specialistët: Kujdeskur hyni në detdhe pishina
TIRANE- Adoleshentë dhe të rinj kujdes me ujin e detit e të pishinave. Apeli vjen nga specialistët pasi dy fëmijë humbën jetën, brenda 24 orësh, si pasojë e një ataku kardiak të shkaktuar nga një kontakti i menjëhershëm i trupit me ujin e detit dhe të pishinave.
“Qytetarët në mënyrë kategorike nuk duhet të zhyten në ujë menjëherë sapo të ngrihen nga një ambient ku temperature e mjedisit është e lartë.”- sqaroi sot pasdite Drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero në një prononcim për NEWS24.
Sipas tij kur rri në një ambient ku temperature është tepër e lartë dhe zhytesh menjëherë në ujë , ku temperatura e tij është shumë më e ulët, ndodh menjëherë pushimi i zemrës, shkencërisht ataku kardiak.
Sipas specialistit kontakti i parë me ujin duhet të jetë gradual dhe jo i menjëhershëm.
Drejtori I Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë tërheq vëmendjen tek të rinj të cilët janë më të rrezikuarit pasi e praktikojnë më shumë këtë lloj sporti, “Kontakti i parë me ujin duhet të jetë gradual dhe jo i menjëhershëm”
Tepër e rrezikshme dhe që shkakton atakun e menjëhershëm të zemrës është dhe hyrja në ujin e detit apo të pishinës, menjëherë sapo të kesh konsumuar një sasi ushqimi.
(s.g/balkanWeb)