Ligji për SHISH, shtyhet diskutimi nen për nen
TIRANE-Komisioni Parlamentar i Sigurisë shtyn për nesër diskutimin nen për nen të projektligjit për Shërbimin Informativ të Shtetit. Me dyer të mbyllura, Komisioni diskutoi në parim për ligjin dhe vendosi ta diskutojë nesër sërish nen për nen. Kjo është shtyrja e radhës që i ndodh projektligjit kur ndërkohë ditën e Enjte është caktuar kalimi i tij në Parlament.
I pranishëm sot në Komision ka qënë dhe kreu i SHISH, Bahri Shaqiri.
Pro dhe Kundra ligjit
Ende pa dalë nga Komisioni Parlament, projektligji ka marrë kundërshtinë nga PS dhe ambasadori shqiptar në Shqipëri, John Ëithers.
Ambasadori ka theksuar pak ditë më parë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara mbi draftin e ri të SHISH-it, të miratuar në komisionin parlamentar të Ligjeve. Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, John Ëithers në një konferencë të posaçme shtypi deklaroi tri ditë më parë se amendamentet në formën e miratuar cenojnë pavarësinë e SHISH-it nga ndërhyrjet politike e për pasojë prishin imazhin e Shqipërisë. Për këtë arsye ai kërkoi rishikimin e draftit nga ekspertë ndërkombëtarë. "Është me rëndësi jetike që SHISH të mbetet profesional, i pavarur dhe i lirë nga të gjitha ndërhyrjet politike. Jemi të shqetësuar që projektligji i minon këto parime. Si rrjedhojë, ky projektligj i ngarkon përgjegjësi të reja brenda vendit, Shërbimit Informativ shqiptar, të cilat janë shqetësuese. Shqipëria ka punuar shumë për të përmirësuar imazhin e saj ndërkombëtar. Ne druhemi se ky projektligj, në formën e tij aktuale po e dëmton këtë imazh, ndaj nxisim me forcë që ekspertë ligjorë ndërkombëtarë të lejohen të kryejnë një rishikim të gjithanshëm të projektligjit, përpara se parlamenti të ndërmarrë ndonjë veprim të mëtejshëm", - deklaroi Ëithers.
Por nuk ka munguar përgjigja nga selia blu. Deputeti demokrat në komisionin e Ligjeve, Eduart Halimi deklaroi dje në një intervistë për televizionin "Alsat", se drafti nuk ka asnjë amendament antikushtetues. Madje në funksion të këtij qëndrimi ai shkoi më larg, duke mos ngurruar të ironizojë ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, John Ëithers. "SHISH ka qenë dhe vazhdon të jetë një institucion në varësi të kryeministrit. Nuk ka qenë sot, është që në momentin kur është krijuar. Drejtori i SHISH-it emërohet nga Presidenti i Republikës me propozim të kryeministrit dhe ky është një fakt që në të vërtetë nuk është ndryshuar. Po ashtu dhe raportimi, ashtu siç dhe vetë e kërkoi drejtori i SHISH-it, do të rregullohej me të njëjtin vendim qeverie që ka funksionuar nga viti 1999 dhe në vijim dhe nuk ka ndonjë shkelje të ndonjë parimi. Nuk di cili është detaji që ka shqetësuar ambasadorin amerikan, sigurisht ato janë amendamente që nuk kanë kaluar në seancë plenare. Mund të paraqiten në komisionin përkatës", - tha Halimi. Ai pretendoi më tej se hartimi i këtij projektligj është bërë në bashkëpunim me ekspertët e SHISH-it. Ndërsa shtoi se edhe vetë kreu i këtij institucioni, Bahri Shaqiri nuk ka kundërshtuar asnjë prej amendamenteve gjatë diskutimit në komisionin e Ligjeve.
(d.b/GSH/BalkanWeb)