Thaci ne interpelance plotesohet kerkesa e grupit te LDK-se

Kryesia e Kuvendit e Kosovës ka pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të LDK-së për interpelancë ndaj kryeministrit Hashim Thaçi, në seancën e ardhshme plenare që do të mbahet të enjten me 5 maj.
Ndërsa sa i përket kërkesës së AAK-së dy javë më parë për të hetuar veprimtarinë e SHIK-ut, Jakup Krasniqi, kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se do të mund të ngrihej një komision hetimor.
”Kërkesa e deputetit Burim Ramadani nëse ai i plotëson kushtet me 40 nënshkrime, kuvendi mund të themelojë komisionin hetimor, por ju e dini që kuvendi duhet të themelojë komisionin qoftë edhe hetimor, për të hetuar një çështje të institucioneve që i përgjigjen kuvendit”-tha Krasniqi.
Ismet Beqiri, kryetar i grupit parlamentar i LDK-së tha se hetimi për veprimtarinë SHIK-ut nuk është një çështje aq urgjente për t’u diskutuar.
”SHIK-u edhe veprimtaria e ShIK-ut nuk është çështje e ditës ose e orës edhe nuk e shoh kaq urgjente. Veprimtaria e tyre, për dikë është ilegale, e për dikë tjetër legale. Në qëndrimin tonë e kemi thënë disa herë, por nuk e konsiderojmë si të rëndësishme. Nuk ka ardhur në rend të ditës sepse nuk janë plotësuar kushtet formale juridike”- tha Beiqiri.
Kuvendi i Kosovës në seancën e ardhshme do të diskutojë për gjendjen e sigurisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, shqyrtimin e disa raporteve vjetorë të organizatave publike si dhe ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare të Qeverisë së Kosovës me Bankën Botërore.
Bul Salihu