E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida Ancelotti Chelsea hyn bindshem ne gare per titullin

“Nga ferri në parajsë”. Kështu përshkruhet nga mediat angleze pozicioni Carlo Ancelottit në pankinën e Chelsea. Vetëm pak javë më parë trajneri italian ishte shumë pranë shkarkimit, ndërsa tani pret vetëm konfirmimin nga padroni i bluve të Londrës, Roman Abramovic.

Chelsea ka ngushtuar në vetëm tre pikë diferencën me kryesuesit e Manchester United duke hyrë binshëm në garën për titullin kampion, ndërkohë që suksesi i ndeshjeve të fundit është cilësuar si një hakmarrje e Ancelottit ndaj të gjithë atyre që kritikonin lojën e skuadrës.

Fitorja kundër Totenham ka rritur kuotat e teknikut italian që në rast se arrin të fitojë titullin në këtë sezon të Premier Ligës, do të ketë në dispozicion mbi 100 milionë euro për merkaton e verës. Sipas mediave angleze, Abramovic është shprehur i gatshëm të bëjë sërish një merkato të cmendur për të ndërtuar skuadrën që do të fitojë edhe Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e saj.

Shuma që Ancelotti do të ketë në dispozicion në merkato do të përdoret për të blerë tre nga lojtarët më të talentuar të viteve të fundit kapitenin e Arsenalit Cesk Fabregas, mesfushorin e Interit ëesley Sneijder dhe atë të Totenham Luca Modric.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›