E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turneu i tenisit ne Madrid eleminim surprize i Rodick

Turneu Master i Madridit ka nisur me surpriza, pasi Andy Rodick është eliminuar që në raundin e parë të kompeticionit të tenisit për meshkuj.

Amerikani u mund në ndeshjen e tij të parë 2-1 me sete ( 6-4, 6-7, 6-3) nga italiani Flavio Cippola. Ky i fundit u shfaq shumë i saktë me lojën e tij, ndërsa Rodick arriti vetëm të fitonte me shumë vështirësi setin e dytë për t’u dorëzuar më pas në setin final.

Eliminimi i tenisti amerikan, i cili mban vendin e 11-të në renditjen botërore është dhe surpriza e parë e turneut Master të Madridit. Në ndeshjet e tjera të raundit të parë kanë fituar të gjithë favoritët, ndërsa ende nuk kanë zbritur në fushë tenistët më të kuotuar për të fituar turneun spanjoll Rafael Nadal dhe Roger Federer.

Zviceriani është shprehur se kërkon të fitojë në kryeqytetin spanjoll për të hedhur pas krahëve dështimet në turnetë e mëparshëm.

“Tani ndjehem shumë mirë dhe sigurisht që do të kërkoj të fitj titullin. Ka shumë rivalitet në këtë turne dhe jam gati të jap maksimumin”, ka thënë Federer i cili në turneun e fundit që u zhvillua në Monte Carlo u eliminua në cerekfinale duke i dhënë mundësi rivalëve të tij Rafael Nadal e Novak Djokovic të thellojnë diferencën në krye të renditjes Botërore.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›