Thaçi nënshkruhet në Librin e zisë për ish-ambasadorin e SHBA-ve, Stevens

Kryeministri Hashim Thaçi është nënshkruar në Librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, pas vrasjes së ambasadorit të SHBA-vë në Libi, Christopher Stevens.
“Nderime dhe respekt për heroizmin e Ambasadorit Stevens në mbrojtje të vlerave të civilizimit”, shkruan me këtë rast kryeministri Hashim Thaçi.