E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi niset sot drejt SHBA-së, pritet takim me Biden

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në krye të një delegacioni pritet të udhëtojë sot në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë qëndrimit atje, kryeministri Thaçi do të zhvillojë një takim me zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Joseph Biden.

Kryeministri Thaçi do të ketë takime në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin e SHBA-ve, ndërsa do të pritet në takime të nivelit të lartë edhe nga udhëheqësit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Gjithashtu, kryeministri i Kosovës do të mbajë një ligjëratë me temën "Ndërtimi i të ardhmes euro-atlantike të Kosovës: Sfidat dhe mundësitë para nesh".

në Institutin e Paqes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në përbërje të delegacionit do të jetë edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, i cili do të merr pjesë në mbledhjen e Bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që do të mbahet në Uashington, prej 18 deri më 24 korrik 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›