Thaçi nuk komenton deklaratat e Dell

Kryeministri Thaçi nuk preferoi të komentojë pakënaqësitë e shprehura hapur nga ambasadori amerikan në Kosovë kundrejt kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi për çështjen e heqjes së imunitetit të disa deputetëve nën hetim.
Thaci tha vetëm se do të mbrojmë me çdo kusht marrëdhëniet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara.
“Unë nuk komentoj deklaratat e askujt. Raportet tona me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian kanë qenë, janë dhe do të mbeten të shkëlqyeshme dhe duhet t`i ruajmë sepse është investimi ynë”, deklaroi Thaçi në një konferencë për mediat.