E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, 74-vjeçari ndërpret grevën e urisë

Hajredin Rami, 74-vjeçari i cili prej ditësh kishte hyrë në grevë urie për të kërkuar pronën e ka ndërprerë sot atë si pasojë e përkeqësimit të shëndetit.
 

Rami ishte ngujuar në një çadër të vendosur në trotuarin e bulevardit të qytetit përballë Prokurorisë së Rrethit të Matit, në shenjë proteste ndaj këtij institucioni, i cili sipas tij nuk i ka kthyer pronën.

Ai prej ditësh kishte refuzuar ushqimin si dhe ndërhyrjet mjekësore ndërsa dy ditë më parë ishte shtruar edhe në spitalin e Burrelit pas problemeve kardiake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›