E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi paraqet strategjinë për veriun

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi prezantoi sot në mbledhjen e kabinetit të tij strategjinë për integrimin e veriut të Mitrovicës.
Gjatë fjalës së tij Thaçi është shprehur se, strategjia në fjalë është në përputhje me planin e Marti Ahtisarit dhe me Kushtetutën e Kosovës. "Ka ekzistuar nevoja për një strategji të re, aktive, e cila është në përputhje me planin "Ahtisari" dhe Kushtetutën.
Ajo reflekton perspektivën integruese dhe demokratike për veriun e Mitrovicës, në mënyrë që të forcohet sovraniteti i shtetit tonë", ka deklaruar Thaçi.
Kreu i qeverisë ka shtuar se përmes kësaj strategjie do të arrihet shtrirja dhe zbatimi i ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›