Përmbytjet, Këshilli bashkiak miraton fond prej 40 mln lekësh
Këshilli bashkiak i Tiranës miraton një fond ndihmë prej dyzet million lekësh, për t'u dalë në ndihmë banorëve të mbytur në rrethin e Shkodrës. Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Tiranës e cila zgjati më shumë se dy orë, pati edhe debate dhe përplasje në mes të grupit të këshilltarëvë socilalistë dhe atyre demokrat por edhe të LSI-së . Sipas grupit të këshilltarëvë socialistë, nuk mund të miratohen fonde nga buxheti pa u miratuar një herë vet buxheti i bashkisë së Tiranës.
Por më shumë vota pro, të mbledhura nga votat e këshilltarëve demokrat dhe socialist ky vendim u miratua. Ndërkohë këshilltari demokrat Ferdinand Poni është shprehur se kjo ndihmë që do t'u jepet banorëvë të rrethit të Shkodrës është një detyrim.
Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak u miratua edhe nëntë pika të tjera të rendit të ditës.