E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi priti kryetarin e parlamentit kroat, Luka Bebiq

Kryeministri Hashim Thaçi priti në takim kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Luka Bebic.

Kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari kroat Luka Bebiq kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve.

Thaçi ka ritheksuar miqësinë mes Kosovës dhe Kroacisë për shkak të kaluarës së përbashkët të luftës për liri dhe përcaktimit për vlerat euro-atlantike të dy vendeve.

"Populli i Kosovës dhe populli kroat kultivojnë ndjenja të respektit të ndërsjellë", ka vlerësuar Thaçi, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar ndërtimin e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve.

Edhe kryeparlamentari kroat Luka Bebiq ka shprehur gatishmërinë e shtetit kroat për vazhdimin marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe mbështetjen e Kroacisë për Kosovën në procesin e integrimeve evropiane.

Në takim është vlerësuar mbështetja e Republikës së Kroacisë me përvojën e saj në procesin e integrimeve evropiane është i mirëseardhur për Kosovën.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›