E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini: Mund të kualifikohemi

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, refuzon të nënshkruajë që ekipi i tij ka dështuar të kualifikohet në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, pas humbjes 2:1 ndaj Napolit të martën mbrëma. Dy golat e Edinson Cavanit ia siguruan fitoren ekipit italian, ndërsa goli i Mario Balotellit ishte i pamjaftueshëm për ‘Citizens’.

Përkundër këtij fakti, trajneri italian beson ende në kualifikim, edhe pse gjasat janë zvogëluar.

“Ne e kemi edhe një ndeshje dhe Villarreali mund ta mposhtë Napolin. Kjo është hera e parë që ne luajmë në Ligën e Kampionëve. Nuk mendoj se Villarreali do ta humb edhe një ndeshje, ata mund të fitojnë apo barazojnë, pse jo? Nuk ka përfunduar asgjë, kurrë mos thuaj kurrë”, deklaroi ish trajneri i Interit për Sky Sports 2.

“Ne nuk e merituam humbjen në këtë takim. Mendoj se mund t’i shënojmë nga 3-4 gola në çdo ndeshje. E dëshironim këtë, sepse ky është mentaliteti ynë”, shtoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›