Kosova e treta ne bote per azilkerkuesit
Kosova është vendi i tretë në botë për numrin më të lartë të azilkërkuesve, pas Afganistanit dhe Kinës dhe para Irakut dhe Iranit.
Kështu bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat iu referohen shifrave të dhëna nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Kështu, në 44 vende të industrializuara të botës, nga pesë vendet e sipërpërmendura janë bërë 55 mijë kërkesa për azil.
Vendet e preferuara, sipas burimeve, janë Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Suedia dhe Britania e Madhe.
Sipas të dhënave, vetëm në pjesën e parë të vitit 2011 ka pasur 10.300 kërkesa të bëra vetëm nga Kosova dhe Serbia.
Duke qenë se nuk është anëtarësuar në OKB, Kosova nuk trajtohet si një vend i pavarur dhe kërkesat për azil vijnë nga Serbia, por shumica e tyre bëhen nga persona me kombësi shqiptare.
Në Francë për shembull, në gjashtë muajt e parë të vitit, numri më i madh i kërkesave për azil ka qenë nga Kosova, përkatësisht rreth 2.300 raste.
Po ashtu, kosovarët përbëjnë një të katërtën e totalit të azilkërkuesve në Gjermani dhe një të tretën në Suedi.
Konkretisht, kosovarët përbëjnë 87% të kërkesave në Francë, 57% në Belgjikë, 37% në Suedi dhe 28% në Gjermani.
Të dhënat publikohen në një moment kur Komisioni Evropian ka rekomanduar nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave me Kosovën.
Komisioni ka shprehur gatishmërinë e tij për të mos e izoluar shtetin më të ri të kontinentit të vjetër, por parashikimet sugjerojnë se heqja e vizave nuk mund të ndodh pa kaluar të paktën dy vjet.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Thaci rithekson: S’kemi konflikt me serbët
Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka përsëritur se qeveria e tij nuk është në konflikt me serbët që jetojnë në veriun e Kosovës.
Dorëzohet dhe Qeveria Thaçi
Zyrtarët e qeverisë së Kosovës edhe publikisht tregojnë pafuqinë e tyre krahas Serbisë. Mos zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel ndërmjet dy palëve persa i pëket lëvizës së lirë për zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi tregon tashmë ‘topi’ është te Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosovë, shkatërrimi i lumenjeve
Shfrytëzimi i pakontrolluar i inerteve në shtretërit, brigjet rreth lumenjve dhe tokat bujqësore në Kosovë tashmë ka shkaktuar dëme të medha në mjedis. Mitrovicë, barrikada dhe vetëm barrikada
Rrugët kryesore në veriun e Kosovës vazhdojnë të jenë të njëjta. Të bllokuara. Gjatë tetorit KFOR-i nisi një aksion për zhbllokimin e tyre, por barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë ende, ndërsa pranë tyre edhe serbët që bëjnë kujdestari 24 orë në ditë. Stefanovic: Zgjidhja për veriun është afër
Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic ka deklaruar se zgjidhja për situatën në veri është pranë, por jo optimalja.
Lajmet kryesore
Ligji i Mbetjeve, PS: Referendum popullor
Berisha: Nuk importojmë mbetje të rrezikshme
Greqi, nis mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë
Samiti i problemeve të euros
Thaci rithekson: S’kemi konflikt me serbët
Goditen dy biznese të paligjshme