E Shtunë, 31 Tetor 2026

E prekin në vendlindje

Përkrahësit e Fatmir Sejdiut po vazhdojnë të eliminohen edhe në vendlindjen e tij. Podujeva tash është me dy forume rinore të LDK’së dhe dy kryetarë. Agim Shabani dhe Fidan Rekaliu thonë se janë përfaqësues të rinisë llapjane. LDK’ja në qendër thotë se forumet legjitime janë ato që janë zgjedhur në bazë të rregulloreve.

Përkrahësit e ish-Presidentit Fatmir Sejdiu po vazhdojnë të lihen jashtë strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas ish-këshilltarit të Sejdiut dhe Kryetarit aktual të Forumit Rinor, Xhafer Tahiri, i cili nuk u votua as si delegat i të rinjve nga Vushtrria, jashtë strukturave të të rinjve të LDK’së kanë mbetur edhe disa nga përkrahësit e tij në qytetin e Podujevës.

Në vendlindjen e Sejdiut janë formuar dy forume të të rinjve, të cilët veten e quajnë legjitimë.

Anëtari i Kryesisë së Forumit të Rinjve, Esad Uka, i cili mban postin e këshilltarit të LDK’së në komunën e Podujevës, ka thënë se edhe në këtë qytet janë duke u larguar njerëz që po shihen si përkrahës të Fatmir Sejdiut.

“Unë jam në Kryesinë e LDK’së prej kohës së Rugovës, edhe në kohën e prof. dr. Fatmir Sejdiut, që kam respekt edhe sot, por nuk jam kundër Isa Mustafës”, ka thënë Uka.

“Kanë filluar të bëjnë ndarje dhe diferencime dhe nuk e di pse”, ka thënë Uka, i cili punon në PTK dhe e ka shef djalin e Fatmir Sejdiut.

Ai ka thënë se kryetar legjitim i rinisë llapjane të LDK’së është Agim Shabani, e jo Fidan Rekalia.

“Kryetar i Forumit Rinor në Podujevë është Agim Shabani, i cili është zgjedhur në mënyrë ligjore. Kuvendi tjetër është jolegjitim dhe nuk e ka përkrahjen e Kryesisë së Forumit Rinor”, ka shtuar ai.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›