E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca ndaj Bandëssë Lushnjes, alibipër Afrim Hoxhën

TIRANE- Seanca për Bandën e Lushnje ka vijuar sot në Gjykatën e Krimeve të rënda me dëshmine e Zhakline Nurces pronar i një hoteli në Lushnje. Përpara turpit gjykues Nurce tha se ditën e vrasjes së Xhevdet Demirit, ai është takuar me Afrim Hoxhën, një nga të pandehurit në këtë proces, në Durrës i cili po priste të vëllanë që kthehej nga Italia, dhe në Lushnje janë kthyer në orën 6 të pasdites.

“Kur mbërritëm te kthesa e Blerimi në Lushnje u konfliktuam me policinë” - tha Nurce para gjykatësve, pasi nuk na linin të vazhdonin rrugën, për shkak se ishte vrarë Xhevdet Demiri.

Nurce ka krijuar kështu një alibi për Afrim Hoxhën, i cili akuzohet nga prokuroria si një prej autorëve të vrasjes së Demirit. Anëtarët e Bandës së Lushnjes akuzohen për një sërë veprash të ndryshme penale, ndërkohë që prokuroria ka thirrur për të dëshmuar rreth 120 dëshmitarë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›